Manchester United është mposhtur nga Leicester City me rezultat 4 me 2.
Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme në “King Power Stadium”, ndeshje kjo që ofroi 5 gola dhe shumë spektakël, shkruan GazetaBlic Sport.
Mason Greenwood dhe Rashford shënuan për Manchesterin, kurse Tieleman, Soyuncu, Daka dhe Vardy shënuan për fitoren e madhe të Leicester Cityt.
Nuk ishte një ditë aspak e mirë për Cristiano Ronaldon, me sulmuesin që u bë cak i kritikave nga mediat britanike.
Portugezi u vlerësua me notën 5 duke arritur ta prekë topin vetëm 28 herë gjatë ndeshjes, tentoi vetëm 1 herë portën dhe kreu vetëm një driblim.
Statistika jo të mira për një yll si Ronaldo që kohët e fundit ka pasur jo pak fërkime me trajnerin Solskjaer që në sfidën ndaj Evertonit dy javë më parë e uli në stol.