Cristiano Ronaldo “sulmohet” nga mediat angleze, statistika të dobëta për të në ndeshjen ndaj Leicester

Cristiano Ronaldo “sulmohet” nga mediat angleze, statistika të dobëta për të në ndeshjen ndaj Leicester

Manchester United është mposhtur nga Leicester City me rezultat 4 me 2.

Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme në “King Power Stadium”, ndeshje kjo që ofroi 5 gola dhe shumë spektakël, shkruan GazetaBlic Sport.

Mason Greenwood dhe Rashford shënuan për Manchesterin, kurse Tieleman, Soyuncu, Daka dhe Vardy shënuan për fitoren e madhe të Leicester Cityt.

Nuk ishte një ditë aspak e mirë për Cristiano Ronaldon, me sulmuesin që u bë cak i kritikave nga mediat britanike.

Portugezi u vlerësua me notën 5 duke arritur ta prekë topin vetëm 28 herë gjatë ndeshjes, tentoi vetëm 1 herë portën dhe kreu vetëm një driblim.

Statistika jo të mira për një yll si Ronaldo që kohët e fundit ka pasur jo pak fërkime me trajnerin Solskjaer që në sfidën ndaj Evertonit dy javë më parë e uli në stol.

Related Articles