Analisti amerikan, Charles Cupchan, tha se sjellja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndaj SHBA bëhet për të fituar popullaritet, por kjo mund t’i kushtojnë në planin afatgjatë.
Sipas tij, Kurti gjendet në të njëjtat pozita si Netanjahu apo Zelensky që duan të shfaqen më autonomë në vendimet e tyre, ndaj mbështetja e SHBA nuk duhet të mungojë.
“Pika kyçe e gjithë kësaj është ku SHBA do qëndrojë kundrejt Kosovës, si do veprojë për të ruajtur influencën në Ballkan kur kemi pushtimin rus të Ukrainës. SHBA duhet të plotësojnë boshllëqet që po shfrytëzohen nga Rusia dhe Kina në Ballkan, kryesisht në Serbi dhe Bosnjë. Nëse SHBA nuk do ta mbështesë Kosovën, nëse kryeministri i saj duket se nuk është shumë i dobishëm, në të njëjtat rrethana ndodhet edhe Netanjahu apo Zelensky që duan të shfaqen më autonomë në vendimet e tyre, në plan afatgjatë kjo do jetë më shukëm koston se avantazhet në marrëdhëniet me SHBA”, tha ai në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania.