Curri pas eliminoi Ballkanin: Nëse vazhdojmë kështu, jemi në një të ardhme të mirë

Curri pas eliminoi Ballkanin: Nëse vazhdojmë kështu, jemi në një të ardhme të mirë

Skuadra e Prishtinës ka fituar ndaj Ballkanit në çerekfinalen e Kupës së Kosovës.

Prishtina ka mposhtur Ballkanin me rezultatin 0-2, për të kaluar tutje në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni.

Pas ndeshjes, Curri u shpreh i lumtur me fitoren dhe kalimin tutje,

“Ishte përballja mes dy skuadrave më të mira në Kosove. E kemi përgatit ndeshjen mjaft mirë, djemtë dhanë maksimumin, shumë më pelqej loja. Nëse vazhdojmë kështu, jemi në një të ardhme të mirë”, tha fillimisht ai për Art Sport.

“Dëshira ime është të vazhdojë këtu, por kjo varet nga drejtuesit”, përfundoi Curri kur u pyet se a do ta drejtojë klubin deri në fund, pas shkarkimit të Munishit.

Related Articles