Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se në situatën në Veri të Kosovës, në të cilën për serbët çdo gjë është e pamundur – nga tërheqja e parave deri te përdorimi i barnave për shkak të mungesës, Beogradi ka fuqi të kufizuar për të reaguar. pa prani fizike dhe thotë se bashkësia ndërkombëtare duhet të gjejë një zgjidhje se si mund të jetojnë serbët normalisht, gjë që duhet të jetë pjesë e dialogut.
“Është shumë e rëndësishme të vazhdohet dialogu, por jo aty ku është arritur me forcë. Kurti mendon se mund të vazhdojë atje. Duhet të fillojmë nga formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka theksuar Daçiq.
Bashkësia ndërkombëtare po bën thirrje për deeskalim të situatës në Veri të Kosovës dhe një nga hapat, thonë ata, janë zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore.
Lista Serbe kërkoi nga Kosova që sa më parë të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme lokale për kryetarë komunash dhe këshilltarë, ndërsa Prishtina kërkon një sistem tjetër për zgjedhjet, përkatësisht një peticion nga qytetarët nga Veriu.