Ivica Daçiq, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, ka vlerësuar sot se sanksionet amerikane ndaj drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin, paraqesin një vendim ekskluzivisht politik, bazuar në qëndrimin ndaj Rusisë, pavarësisht se veprat penale u përmendën në shpjegimin zyrtar.
Ai kujtojë edhe kohën kur ishte i sanksionuar së bashku me presidentin aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Epo, edhe unë kam qenë në listën e sanksioneve amerikane, në listë ka qenë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kohën e Millosheviqit”, tha Daçiq.
“Veprat kriminale përmenden tek të gjithë ata që i janë ekspozuar ndaj sanksioneve”, tha ai, njofton ‘danas’.
“Asnjëherë nuk kemi marrë informacion se ka të dhëna për krim dhe korrupsion. A e dini se sa e madhe do të ishte lista jonë e sanksioneve nëse do të ishim kaq të fuqishëm”, shtoi kryediplomati serb.
Daçiq deklaroi se bëhet fjalë për SHBA-në, e cila është një fuqi e madhe dhe duan që ne të jemi 100 për qind në një linjë me ta.
“Edhe Rusia nuk është e kënaqur që ne nuk jemi 100 për qind me ta”, pohoi ai.
Kujtojmë se edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i ka dal në mbrojtje Vulinit dhe ka kërkuar prova prej amerikanëve rreth pretendimeve të tyre.
Ndryshe, Vulin është i përfshirë në “krimin e organizuar ndërkombëtar, tregtinë e paligjshme të drogës dhe shpërdorimin e detyrës publike”, Departamentit të Financave të SHBA-së.