Daçiq i drejtohet Gërvallës: Keni ndihmuar të akuzohen Thaçi e Veseli, keni mbledhur dëshmi

Daçiq i drejtohet Gërvallës: Keni ndihmuar të akuzohen Thaçi e Veseli, keni mbledhur dëshmi

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ia ka rikujtuar kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla deklaratat e saja kur thoshte se do të dorëzojë dosje në Gjykatën Speciale.

Daçiq në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka thënë se Gërvalla ka ndihmuar të akuzohen krerët e UÇK-së, duke bashkëpunuar me familjarët e viktimave të pretenduar.

“Zonja Gërvalla kishte akuzuar anëtarë të partive politike të Kosovës për bashkëpunim me Serbinë. Sa i përket arsyeve se pse babai juaj kishte pasur pozitë politike, t’ju përkujtoj se më 1982, ai ishte sikurse separatistët shqiptarë, avokonte për një Kosovë të pavarur dhe për çka po flasim ne këtu?”, tha ai.

“Në vitin 2017 keni thënë se për krimet e Thaçit dhe Veselit ndaj anëtarëve të partive politike tuaja, ju rikujtoj se unë kam nënshkruar marrëveshje me zotin Thaçi dhe ku është ai tani? Pse unë nuk jam akuzuar apo presidenti Vuçiq?  Ju keni ndihmuar që të akuzohet Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli sepse me dëshmitë që keni mbledhur nga familjarët e viktimave, ju ju kanë dalë në ndihmë familjarët e viktimave të Thaçit e Veselit”, tha në fund ai.

Related Articles