Daja: Rikthimi i Gjilanit i bën mirë futbollit në Kosovë dhe rritet rivaliteti

Daja: Rikthimi i Gjilanit i bën mirë futbollit në Kosovë dhe rritet rivaliteti

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Gjilanit në kuadër të javës së katërt në Superligën e Kosovës.

Ishte minuta e 19-të e takimit kur Ballkani kaloi në epërsi me golin e Albin Berishës.

Dy skuadrat patën raste të mira shënimi në minutat në vazhdim, mirëpo u mungoi konkretizimi. Pjesa e parë përfundoi me këtë gol të vetëm, ndërsa e dyta pati një ritëm më të shpejt.

Ishte minuta e 59-të e përballjes, kur Gjilani i barazoi shifrat në 1-1 me golin e Oltion Bilallit. Në minutat e mbetur, Ballkani e kërkoi me ngulm fitore dhe atë e arriti në minutën e 78-të me anë të Arb Manaj, që debutoi me gol – derisa Walid Hamidi ishte asistuesi.

Pas ndeshjes kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja, e pëshëndeti lojën e mirë të Gjilanit dhe se i uroj mirëseardhje donatorëve të rinj tek “kuqebardhët”

“Dëshiroj të veçoj rikthimin e Gjilanit që është shumë i rëndësishëm për futbollin tonë. I përshëndesë fillimisht presidentin e ri dhe donatortë e ri te Gjilani. Rikthimi i Gjilanit i bën mirë futbollit në Kosovë sepse rritet rivaliteti dhe janë disa ekipe që luajnë futboll të mirë tani, kjo u pa në pjesën e dytë ku Gjilani rrezikoi disa herë. Festë për Gjilanin që u paraqit mirë dhe festë për djemtë e mi që luajtën dhe nuk u dorëzuan deri në fund”, u shpreh Daja.

/Gazeta Enigma/

Related Articles