Daka tregon dy mënyra se si komunat në veri mund të shkojnë në zgjedhje

Daka tregon dy mënyra se si komunat në veri mund të shkojnë në zgjedhje

Valdete Daka, ish-kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, ka treguar se ekzistojnë dy mënyra se si komunat të shkojnë në zgjedhje të parakohshme.

Ajo tha se njëra mënyrë është që 50 për qind e votuesve të komunës përkatëse të nënshkruajnë peticion ku kërkohet shkarkimi i kryetarit të asaj komune.

E dyta mënyrë e cila është më e thjeshtë, është që kryetarët të japin dorëheqje vullnetarisht.

“S’di a ka ndodhur ndonjëherë, në ligjin për vetëqeverisje lokale parashihet mundësia që 20% të votuesve që janë në listë votuese nëpërmjet peticionit të kërkojnë dorëheqjen e kryetarit, faktikisht 50% të gjithë votuesve. Mënyra tjetër është të japin dorëheqje”, tha ajo, në RTV Dukagjini.

Related Articles