Roma arrin marrëveshje me PSG për Sanches

Roma arrin marrëveshje me PSG për Sanches

Është arritur marrëveshja mes Romës dhe PSG për Renato Sanches.

Mesfushori portugez po numëron orët e fundit si futbollist i Paris Saint Germain, pasi do të bashkohet me gjigantin italian Roma.

Është mediumi francez RMC Sport që ka njoftuar se Sanches nuk ka stërvitur sot me skuadrën pasi marrëveshja mes palëve është arritur.

Roma do të marrë Sanchesin si huazim për tre milionë euro dhe do ta ketë drejtën e blerjes për 13 milionë të tjera në fund të sezonit 2023/24.

Kësisoj mesfushori portugez largohet nga Parc de Princes pas vetëm një sezoni të kaluar, ku nuk arriti të merrte një fanellë titullari.

Sanches aktualisht është në Japoni me PSG-në në fazën përgatitore, derisa gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të udhëtojë drejt Portugalisë ku ndodhet Roma në fazën përgatitore dhe t’i bashkohet gjigantit italian.

Roma deri më tani ka arritur të siguroj shërbimet e Evan N’Dickan, Rasmus Kristensen dhe Houssem Aouar. 

Related Articles