Pas një sezoni të jashtëzakonshëm në Superligën e Kosovës me Ballkanin, Mirlind Daku është gati për eksperiencë të re në Evropë.
Sulmuesi kosovar ka filluar përgatitjet për sezonin e ri me Osjekun në Kroaci. Por mundësia për të lëvizur drejt një shteti tjetër mbetet ende e hapur. Menaxheri i tij, Shkumbin Qormemeti thotë se klubi turk Antalyaspor është e interesuar për Dakun.
“Antalyaspor ka dërguar letër zyrtare duke shprehur interesim. Ende jemi në bisedime, afati do të jetë i hapur deri më 1 shtator” deklaroi Qormemeti.
Antalyaspor bën gara në elitën e futbollit të Turqisë.