Momenti kur vetura godet motoçiklistin në Pejë

Momenti kur vetura godet motoçiklistin në Pejë

Sot në mesditë në Pejë ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë e atij aksidenti një person ka mbetur i lënduar.

Në videon e publikuar nga aksidenti, shihet teksa vetura ka goditur një motoçiklist në Pejë.Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar një person dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës, gjegjësisht zëdhënwsi Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:00, në fshatin Lubeniq të Pejës ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshira një veturë dhe një motor.

Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i lënduar dhe i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman mjekësor, e më pas është transferuar në QKUK [për shkak të seriozitetit të lëndimeve.

Related Articles