Mirlind Daku ka kërkuar falje për sjelljet e tij në Euro 2024 pas ndeshjes së Shqipërisë ndaj Kroacisë.
Ndeshja e cila përfundoi, 2-2 kishte edhe festë në kampin ‘kuqezi’ me pikën e parë historike në grupet e Kampionateve Evropiane
Emocionet e kësaj feste e rrëmbyen Mirlind Dakun i cili pas ndeshjes së bashku me tifozët mori pjesë në fyerjen e maqedonasve dhe serbëve.
Për këtë Mirlind Daku ka kërkuar falje publike përmes Facebook:
Përshëndetje të gjithëve
Së pari dua të jem falenderues ndaj të gjithë atyre që na kanë përkrahur në momentet e mira dhe të vështira në Euro 2024.
Si çdo futbollist, në ato momente emocionet janë në një nivel tjetër, ku vetëm brenda fushës mund të kuptohen, është e vështirë të përshkruash ndjenjën e të luajturit
për këtë Kombëtare, për këta tifozë të mrekullueshëm që na japin dashni pa kufi, ashtu siç është dhe moto jonë, “Shqipëri dashni pa kufi”.
Ndjesë nëse kam fyer dikë pas ndeshjes me Kroacinë, afekti i lojës e bën të vetën, unë vazhdoj të punoj së bashku me gjithë grupin rreth ëndrrave tona.
Falja është burrërore, dhe e ndjej obligim moral dhe profesional ta bëj një gjë të tillë, për gjithë ata që janë lënduar.
Me respekt
Mirlind Daku