Dalin biletat në shitje për ndeshjen Kosovë – Turqi/Rumani

Dalin biletat në shitje për ndeshjen Kosovë – Turqi/Rumani

Federata e Futbollit të Kosovës të martën ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e Kosovës më 31 mars, që varësisht nga ndeshja e Sllovakisë ose do të jetë kualifikuese për Botëror ose miqësore, shkruan Gazeta Enigma.

Ndeshja luhet me 31 mars 2026 në ora 20:45 në “Fadil Vokrri”, Prishtinë.

Biletat kushtojnë prej 10 euro më të thjeshtat, deri në 100 euro ato VIP.

Bileta është e vlefshme për:

• Ndeshjen finale të “Play-Off”-it, në rast të fitores në Sllovaki, kundër fituesit të ndeshjes Turqi-Rumani

ose

• Ndeshjen miqësore, në rast të humbjes në Sllovaki, kundër humbësit të ndeshjes Turqi-Rumani

Biletat mund t’i blini në Linkun: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

ℹ️ Çmimet e biletave:

• Veri & Jug — 10€

• Lindje — 20€

• Perëndim — 30€

• VIP — 100€

Related Articles