Dalin ilegalisht biletat në shitje për ndeshjen Kosovë – Spanjë, reagon kryetari i “Dardanëve”

Dalin ilegalisht biletat në shitje për ndeshjen Kosovë – Spanjë, reagon kryetari i “Dardanëve”

Kosova sonte (e enjte) do zhvillojë ndeshjen e vështirë kundër Spanjës në “Fadil Vokrri”.

FFK para disa ditëve bëri të ditur se nuk do këtë bileta për shitje, derisa 10 për qind që do lejohen në stadiume janë tifozët “Dardanë”.

Mirëpo, një person (Mentori!) në grupin “Shes Blej Gjithçka” ka vendosur në shitje dy bileta për këtë takim.

Pas kësaj, ka reaguar edhe kryetari i “Dardanëve”, Lulzim Berisha (postimi i plotë pa ndërhyrje):

“Me pas shtet tamam qysh un e du kta 18 bjet burg ja kisha jap Marreeee”, shkroi ai.

Ndërkohë, përballja mes Kosovës dhe Spanjës zhvillohet në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

Related Articles