Mediat britanike kanë publikuar pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, ku një burrë i armatosur dhe i maskuar ka qëlluar pë vdekje një shtetas shqiptar, i identifikuar si Flamur Beqiri, 36 vjeç.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy vite më parë në Battersea, në jug-perëndim të Londrës, në prag të Krishtlindjeve në 2019. Asokohe raportohej se shkak i vrasjes ishte një sherr mes grupeve rivale suedeze të krimit të organizuar.
Flamur Beqiri u qëllua me 10 plumba, 8 nga të cilët e kapën në trup. Në pamjet e publikuara Beqiri shihet duke iu afruar portës së përparme me bashkëshorten e tij Debora Krasniqi teksa çifti kapen për dore me djalin e tyre, i cili është në mes tyre, pak para sulmit.
Një person i armatosur, i cili dyshohet se kishte qëndruar në pritë për rreth dy orë, vjen nga pas dhe e qëllon me pistoletë.
Gruaja e tij nis të ulërasë nga tmerri dhe largon me shpejtësi djalin e saj. Pastaj kthehet te burri i saj dhe e merr djalin në krahë pasi vrasësi ia mbath. Autori i vrasjes Anis Hemissi, 24 vjeç, u largua në këmbë nga vendngjarja dhe më pas mori një biçikletë përgjatë Thames në një banesë aty pranë. Pamjet e mëparshme supozohet se kapën shtetasin suedez/tunizian Hemissi duke planifikuar vrasjen.
Ai është maskuar si pastrues i rrugëve, i veshur me maskë lateksi, syze dielli dhe rroba pune, ndërsa mbante një grumbullues mbeturinash dhe një qese të zezë koshi. Ai ishte në zonë për më shumë se katër orë përpara vrasjes. Beqiri, një shtetas suedez/shqiptar, dyshohet se u vu në shënjestër për shkak të lidhjeve të tij me një rrjet suedez të krimit të organizuar si pjesë e përshkallëzimit të konflikteve me një grup rival./Gazeta Enigma/