Dallimi i madh në vlerë mes Dritës dhe Antwerpit

Dallimi i madh në vlerë mes Dritës dhe Antwerpit

Drita do të zbresë sonte prapë në fushën e blertë për ta vazhduar eksperiencën e saj evropiane.

Nënkampionia e Kosovës do të përballet me ekipin Antwerp në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Conference Leagues.

Mënyrë natyrale për të rritur epshin tuaj në 30 sekonda

Barça realizon transferimin e 15% të të drejtave televizive në Sixth Stree…
Antwerp do të jetë kundërshtar shumë i fortë për gjilanasit, shkruan Gazeta Express.

Sipas Transfermarkt, vlera e ekipit belg prek shifrën e 67.4 milionë eurove. Ndërkohë, Drita ka vlerë të përgjithshme 4.48 milionë euro.

Pasi e eliminuan Inter Turkun në fazën e parë, gjilanasit synojnë të jenë të suksesshëm edhe në atë të dytë, edhe pse tash do të kenë punë me një kundërshtar të kalibrit krejt tjetër.

“Intelektualët” kanë ushtruar dje në stadiumin “Bosuil”, ku do të zhvillohet dueli i parë i tyre me belgët, i cili do të fillojë në orën 19:00 sonte.

Related Articles