Lojtari kryesor në dispozicion për Van Bommelin kundër Dritës

Lojtari kryesor në dispozicion për Van Bommelin kundër Dritës

Kundërshtari i Dritës, Royal Antwerp e kanë angazhuar menjëherë ish-mbrojtësin e Tottenhamit, Toby Alderweireld i cili është transferuar së fundmi te skuadra belge dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme.

Drita do të takohet me Antwerpin sot me fillim nga ora 19:00 në kuadër të rrethit të dytë kualifikues për Ligën e Konferencës, raporton Paparaci.

Kjo ndeshje do të jetë e para për trajnerin Van Bommel dhe ai ka vendosur që në fushë të zbresë me blerjen e re, Alderweireld.

“Ai tani është stërvitur disa herë dhe kjo shkoi mirë. Është e qartë se ai ka punuar shumë në sezonin e përkohshëm”, tha Van Bommel në konferencën për shtyp të mërkurën.

Tutje, Bommel ka pasur disa fjalë edhe për Dritën

“Ne e kemi analizuar mirë FC Dritën. Është një ekip që është i mprehtë në kundërpërgjigje dhe mund të luajë mirë kur i jepet hapësirë”, përfundoi tekniku 45-vjeçar.

Related Articles