Ish -mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves është akuzuar zyrtarisht për sulm seksual në lidhje me veprimet e tij në një klub nate të Barcelonës në fund të dhjetorit 2022.
Braziliani aktualisht po e vazhdon aventurën e tij në Meksikë ku përfaqëson ekipin Pumas. Ai tani mund të thirret në gjykatë për të dhënë versionin e tij të ngjarjeve.
Sipas Agencia EFE, ankuesja deklaron se natën e 30 deri më 31 dhjetor lojtari i Pumas e preku nën të brendshme pa pëlqimin e saj kur ajo ishte me disa miq në klubin e natës Sutton në Barcelonë.
Ankuesja tha se ajo dhe miqtë e saj e bënë të vetëdijshëm personelin e pranishëm të sigurisë për incidentin dhe kjo bëri që ata të lajmëronin Mossos d’Esquadra.
Policia në Barcelonë ka shkuar më pas në klubin e natës në fjalë dhe ka marrë deklarata nga personat e përfshirë.
Ajo e zyrtarizoi ankesën më 2 janar dhe Alves tashmë është objekt i një hetimi të plotë nga policia e Barcelonës.
Hapi tjetër është që Mossos të përpunojë ankesën në gjykata për të hapur një procedurë gjyqësore që mund të përfundojë me një thirrje për ish-lojtarin e Barcelonës, në mënyrë që ai të japë versionin e tij për ngjarjet që ndodhën atë natë.
Shumë shpejt pasi u ngrit akuza, futbollisti 39-vjeçar u kthye me shpejtësi në Meksikë për t’u bashkuar me ekipin e tij.
Kjo do të thotë se gjykata mund të vendosë ta thërrasë atë nga distanca në vend që ta detyrojë të kthehet në Barcelonë.