Danimarka është duke e mundur 1-0 Belgjikën.
Në minutën e 10’ të ndeshjes, për ta nderuar Chirstian Eriksenin, që mban edhe numrin 10-të, Danimarka dhe Belgjika e ndalën lojën për pak sekonda dhe me gjithë tifozët, nisën duartrokitjet.
Eriksen pësoi sulm në zemër në sfidën e parë në Euro 2020 dhe s’do të luajë në këtë Evropian.
Frika ekziston se Eriksen mund të mos luajë kurrë futboll, pas asaj që i ndodhi ditë më parë, e që ishte shumë e frikshme saqë pasojat mund të kishin qenë shumë më të mëdha./Gazeta Enigma/