“Viti i ri shkollor mund të fillojë me prezencë fizike”

“Viti i ri shkollor mund të fillojë me prezencë fizike”

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se janë të interesuar që vitin e ri shkollor 2021-2022 ta fillojmë me prezencë fizike në shkolla dhe me orar të rregullt.

Këtë ajo e bëri të ditur me anë të një postimi në Facebook, duke thënë se pandemia ka shkaktuar çrregullime të shumta edhe në arsim.

“Në mënyrë që viti shkollor të fillojë me kohë dhe pa probleme, jemi përkujdesur që në mesin e personave të vaksinuar kundër Covid-19 të jenë edhe mësimdhënësit”.

“E kemi diskutuar me kohë me Ministrin e Shëndetësisë, zt. Arben Vitia dhe tashmë po realizohet edhe vaksinimi i mësimdhënësve”, ka shkruar mes tjerash Nagavci.

Pandemia ka shkaktuar çrregullime të shumta edhe në arsim andaj jemi shumë të interesuar që vitin e ri shkollor…Posted by Arbërie Nagavci on Thursday, June 17, 2021

Related Articles