Opinonisti Dardan Islami ka deklaruar se ish-presidenti Hashim Thaçi dhe të tjerët që po gjykohen në Hagë do të kthehen në Kosovë këtë vit, raporton Gazeta ‘Enigma”.
Islami në Kosova Today ka deklaruar se sivjet ata do të kthehen, do të kthehen triumfues. Po shihet se gjykata po mundohet të ngritë akuza të reja për ta fëlliqur Hashim Thaçin.
“Gjykatat në Perëndim nuk janë politike, kanë një libër, kanë një rregullore. Nga gjykimet që kam përcjellë, nuk ka asgjë që mund t’u ngjitet”, shtoi tutje Islami./Gazeta Enigma/