Kombëtarja e Kosovës ka arritur në Stokholm, para ndeshjes të shtunën në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022” kundër Suedisë.
Dardanët gjatë katër ditëve të kaluara kanë stërvitur me përkushtim të madh në Prishtinë nën drejtimin e përzgjedhësit Bernard Challandes për ta përgatitur sa më mirë duelin e vështirë me suedezët.
Atmosfera në ekip është shumë e mirë, derisa FFK është përkujdesur që kushtet e udhëtimit për ekspeditën e Kombëtares të jenë me komoditet të lartë.
Ata tashmë gjenden në Stokholm dhe në orën 18:00 do ta mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes në stadiumin “Friends Arena” në Solna.
Paraprakisht përzgjedhësi Bernard Challandes dhe një nga lojtarët dardan do të paraqiten në konferencën para sfidës në ora 17:30./Gazeta Enigma/