Përfaqësuesja e Kosovës U19 në Futboll, ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të turneut kualifikues për Euro 2024.
Dardanët e rinjë, të udhëhequr nga përzgjedhësi Adil Maliqi, mposhtën Kombëtaren e Ukrainës, me rezultat bindës 4-0, në turneun që po mbahet në shtetin e Maltës.
Kosova shkoi në pushimin e pjesës së parë me epërsi 1-0, me golin e shënuar nga Elvir Gashijani në minutën e 21.
Eliot Bujupi dyfishoi rezultatin në minutën e 64-të, ndërsa Gashijani shënoi golin e dytë personal në minutën e 79-të.
Fitoren e Kosovës e vulosi Elmedin Rama në 90+2, ku shënoi për rezultatin përfundimtar 4-0.
Me këtë fitore, Kosova renditet e para në grup me 4 pikë, një më shumë se Ukraina.
Në ndeshjen e fundit, Dardanët e rinjë do të luajnë kundër Maltës, të martën me 21 nëntor.