Kosova ka pëfunduar pjesën e parë në epërsi ndaj Lituanisë me ndeshjen që po zhvillohet në kuadër të raundit të tretë të Ligës së Kombeve.
‘Dardanët’ e patën kontrollin e plotë të ndeshjes në fillimin e këtij takimi duke mos lejuar kundërshtarin që të rrezikojë portën.
Eventualisht pas disa përpjekjeve për të realizuar gol, Kosova e gjeti atë në minutën e 20-të.
Ishte Edon Zhegrova i cili shënoi një super gol për rezultatin 1-0 pas asistimit të Florent Muslijës.
Duke marrë parasysh insistimin e Kosovës për të gjetur sërish rrjetën, pritet që me gjasë të ketë edhe gola të tjerë në vazhdim.