Kryetari i tifo-grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha, ka reaguar pas vendimit të FFK-së për përjashtimin e Edon Zhegrovës, Florent Muslijës dhe Aro Muriq nga grumbullimi.
Kryetar i tifo-grupit kosovarë, ka postuar në Facebook menjëherë pas publikimit të vendimit të FFK-së.
“Kosova është më e madhe sesa të gjithë ne”, thuhet në postimin e Berishës.
Përpos Berishës ka reaguar edhe anëtari i kryesisë së “Dardanëve”, i cili ka shpërndarë vendimin e FFK-së me mbishkrimin ‘lojtarët e diskotekave’.
Sipas vendimit të FFK-së, treshja e ekipit kombëtar janë përjashtuar për shkak të disa rregullave që kanë thyer.