Kuvendi ratifikon marrëveshjet financiare me BE-në, mbi 250 milionë euro për Kosovën

Kuvendi ratifikon marrëveshjet financiare me BE-në, mbi 250 milionë euro për Kosovën

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot, në seancën e jashtëzakonshme, tri projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve financiare me Bashkimin Evropian në kuadër të programeve IPA 2021, IPA 2022 dhe IPA 2026–2027.

Me miratimin e amendamentit nr. 1 të marrëveshjes financiare për programin IPA 2021, mundësohet vazhdimi i procedurave për kontraktimin dhe shfrytëzimin e 22.2 milionë eurove nga fondet e Bashkimit Evropian.

Ndërkaq, marrëveshjet e tjera të miratuara nga deputetët mundësojnë kontraktimin dhe shfrytëzimin e 55.7 milionë eurove të tjera në kuadër të mbështetjes së BE-së.

Programi IPA 2026–2027 parasheh projekte me vlerë të përgjithshme prej 193.856 milionë eurosh. Prej tyre, rreth 180.5 milionë euro janë financim nga Bashkimi Evropian, ndërsa pjesa tjetër sigurohet përmes bashkëfinancimit nga Qeveria e Kosovës dhe partnerët e tjerë zhvillimorë.

Në total, marrëveshjet e miratuara sot hapin rrugën për shfrytëzimin e një mbështetjeje financiare prej mbi 250 milionë eurosh përmes programeve të IPA-s.

Related Articles