Kombëtarja e Kosovës U19 e ka nisur me humbje ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Sllovakia 2022”.
Dardanët e rinj të drejtuar nga Ramiz Krasniqi, në takimin e parë të Grupit 10, kanë pësuar humbje nga mikpritësja e ndeshjeve të këtij grupi, Norvegjia, me rezultat 3:0. Të tri golat për ekipin norvegjez i realizoi Bryan Fiabema, një në pjesën e parë dhe dy në pjesën e dytë.
Ndeshjen e dytë, Kosova e luan kundër Gjeorgjisë, të shtunën, prej orës 16:00, derisa në përballjen e fundit luan me Uellsin, më 12 tetor prej orës 15:00.