Darka e Lamës në Kampin e njësisë speaciale në Mitrovicë, Osmani: Mirënjohje dhe vlerësim për gratë e burrat me uniformë

Darka e Lamës në Kampin e njësisë speaciale në Mitrovicë, Osmani: Mirënjohje dhe vlerësim për gratë e burrat me uniformë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se këtë vit festa e lashtë shqiptare Darka e Lamës, është shënuar bashkë me Policinë e Kosovës, në kampin “Enver Zymeri”, në Mitrovicë. Kjo sipas Osmanit është bërë si shenjë mirënjohjeje, vlerësimi e falënderimi për gra e burra në uniformë, të cilët shërbejnë pa u lodhur për të na bërë të ndihemi të sigurtë.

“Në prani edhe të familjeve të policëve që kanë rënë në detyrë, përfshirë familjen e heroit Afrim Bunjaku, shprehëm mirënjohjen më të thellë të të gjithë qytetarëve të Republikës për ata që dhanë jetën në mbrojtje të çdo pëllëmbe të territorit të vendit tonë”, ka thënë Osmani.

Këtë vit festën e lashtë shqiptare, Darkën e Lamës, e shënuam bashkë me Policinë e Republikës së Kosovës, në kampin “Enver Zymeri”, në Mitrovicë, në shenjë mirënjohjeje, vlerësimi e falënderimi për gra e burra në uniformë, të cilët shërbejnë pa u lodhur për të na bërë të ndihemi të sigurtë.

Related Articles