Pjesëtarët e njësisë që kryen aksionin në Banjskë bojkotojnë darkën e thirrur nga Osmani dhe Kurti

Darka tradicionale që njihet si “Darka e Lamës” kësaj radhe është shtruar në kampin e Policisë së Kosovës në Mitrovicë “Enver Zymeri”.

Por, jo të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës i ishin bashkuar kësaj darke.

Njësia Speciale Intervenuese(NJSI) ishin ata që e bojkotuan.

NJSI është pikërisht njësia qe korri sukses të jashtëzakonshëm në aksionin e tyre në Banjskë të Zveçanit.

Burimet e Dukagjinit bëjnë me dije qe bojkoti i kësaj njësie ka ndodhur pasi nuk janë plotësuar kërkesat e tyre, sidomos ajo për pagesën e rrezikshmërisë.

Related Articles