Një vezë, një copëz djathë, një jogurt e tri rriska bukë, është darka që po i servohet pacientëve të shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë, raporton Gazeta “Enigma”.
Aktori Çun Lajçi, i cili po vazhdon të jetë i shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë, ka ironizuar me ushqimin që i është servuar në mbrëmje në këtë klinikë.
Një vezë, një copëz djathë, një jogurt e tri riska bukë shihen në foton e publikuar nga ai. Vakët shumë i mangët për të e pacientët tjerë.
“ Binduni, se bukë ma shumë se në QKUK, kund nuk gjuhet”, ironizon ai, duke thënë “shtoje Zot edhe nji kokërr ve”.
Shkrimi i tij i plotë:
Repariti i Pulmologjisë
*Darka*
Por edhe bekimi im:
– Mirë asht, mos u ankoni, veç lutuni: Shtoje Zot edhe nji kokërr ve, n’orën 22, se nata bahet e gjatë!
Nana e Azem Galicës kishte me thanë: Krejt Çetën Azemi e kishte kalua me ket darkë!
P.S
Binduni, se bukë ma shumë se në QKUK, kund nuk gjuhet!
E pra asht pak, por edhe kjo pak gjuhet n’kanta bërllogu!
Pse?
Spital, 18.05.2021