Mundësia që Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, të angazhohet në bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë reale.
Kështu të paktën ka bërë të ditur Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, në një konferencë për media, ku ka nënvizuar faktin se nëse angazhimi amerikan është kyçe në zgjidhjen e ngërçit në mes të Kosovës dhe Serbisë atëherë, Blinken nuk do të hezitojë të participojë drejtpërdrejtë në bisedë ndërmjet Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç’it.
“Nëse mendojmë se angazhimi i Sekretarit përmes telefonit ose personalisht është përbërësi i domosdoshëm për të arritur diçka të tillë në vijën e finishit, Sekretari Blinken nuk heziton të marrë telefonin dhe të bëjë ato biseda”, ka thënë Price.