Emocione të përziera e shoqërojnë çdo vizitë të 67-vjeçarit nga Vitia, te shtatorja e ish-Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova
Ruhan Rramani nga Vitia thotë se Rugovën gjithmonë e kishte idhull. Sipas Rrahmanit, Kosova e ndjen mungesën e madhe të një presidenti siç ishte Rugova.
Ndërsa, thotë që politikanët e sotëm nuk krahasohen me të.
Rrahmani mërzitet edhe për faktin se asnjëherë nuk kishte pasur rastin ta takonte Rugovën.
Në një intervistë për emisionin e mëngjesit në T7, #Gjesi, Ruhani ka treguar se në ditën kur mori lajmin për vdekjen e Rugovës, nga mërzia i kishte marrë tri infuzione.