Ndryshe nga ajo që ndodhi në vitin 2021, “rasti Mbappe” nuk do të zgjasë gjithë verën. PSG dëshiron t’i japë fund telenovelës sa më shpejt të jetë e mundur dhe i ka dhënë një ultimatum dy javor.
Pozicioni i Al-Khelaïfi dhe kompanisë është i qartë: nëse nuk rinovohet, ata e shesin.
Po kështu, ka një sërë datash që duhen marrë parasysh.
Më 10 korrik të këtij muaji si PSG ashtu edhe Real Madridi kthehen në stërvitje. Nga ana e tij, në datën 17 Kylian Mbappe thirret për t’u rikthyer në stërvitje dhe në datën 19 do të plotësohen ato 14 ditë që skuadra franceze i dha lojtarit.
Vendim i afërt
Ka shumë mundësi që para datës 17 të dihet 100% se çfarë do të bëjë Mbappe. Gjithnjë e më pak i ka mbetur fundi i telenovelës.
Në këtë mënyrë është shansi i tij i fundit për të përmbushur atë ëndërr që ka pasur që kur ishte fëmijë. /abcnews.al/