Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka shprehur falënderime për pjesëtarët e institucioneve të sigurisë për punën e shkëlqyer që ata po bëjnë në mbrojtje të Kosovës.
Faënderimi i tij vjen pas sulmit terrorist në Ibër Lepenc, ku u dëmtua rëndë infrastruktura kritike e Kosovës.
Haradinaj është shprehur se angazhimi i të gjitha njësive emergjente, dëshmon se Kosova është vend i sigurt. /Gazeta Enigma