Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, ka ndodhur një debat mes kryeministrit Albin Kurti dhe shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
Tahiri ka kërkuar nga Kurti që të tregojë nëse është në dijeni për kontrata njëburimore, si dhe cila është lidhja e tij me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, me rezervat shtetërore.
Kurti i është kundërpërgjigjur, duke thënë se qeveria e tij nuk bën veprime joligjore.
“Ne thjesht i kemi bërë përpilimin e tenderëve në përputhje me ligjin, kjo s’ka të bëjë me shkelje të ligjit as korrupsion. Unë e kam vështirë ta diskutojë, pasi në fillim më thatë që nuk më ka shkelur këmba në Departamentin e Shtetit. Ku e kam takuar Blinkenin? Debat ka vetëm kur ka fakte, jo kështu”, ka thënë Kurti. /Gazeta Enigma