Dehari: Me votën tuaj, ju vendosni për të ardhmen tuaj të suksesshme katërvjeçare

Dehari: Me votën tuaj, ju vendosni për të ardhmen tuaj të suksesshme katërvjeçare

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se e ka hedhur votën e tij.

“Kush nuk voton sot, nuk ka të drejtë të ankohet nesër!”, ka shkruar Dehari në Facebook.

“Vota juaj ka forcën e çelësit magjik, që hap dyert e mbarësisë! Me votën, që sot hidhni në kuti, ju vendosni për të ardhmen tuaj të suksesshme katërvjeçare në komunën ku jetoni!”
Dehari bëri thirrje që qytetarët të dalin në votime, pasi një gjëtë tillë e ka bërë edhe ai me bashkëshorten.

“Ne e hodhëm votën tonë në kuti, hidheni edhe ju!”/Gazeta Enigma.

Related Articles