Bashkimi Evropian ka akuzuar Rusinë se kërkon të destabilizojë qeveritë evropiane përmes delegatëve të saj të brendshëm.
Deklarata e ashpër u bë nga zëdhënësi i Komisionit të BE-së, Peter Stano, duke komentuar rolin rus në krizat qeveritare në disa vende evropiane, përfshirë Italinë.
“Me dezinformimin, Moska përpiqet të ndikojë në politikën kombëtare nëpërmjet delegatëve të saj të brendshëm që mund të jenë politikë. Dhe dezinformimi i Kremlinit përdoret ndonjëherë nga partitë”, deklaroi Stano, shkruan A2.
“Ne nuk komentojmë zhvillimet e brendshme politike. Por është fakt që Rusia po përpiqet të destabilizojë BE-në dhe vendet anëtare të saj”, theksoi ai.