Deklarata e Kurtit për Prizrenin dhe Tetovën, Çitaku: Kryeministër, a je mirë?

Deklarata e Kurtit për Prizrenin dhe Tetovën, Çitaku: Kryeministër, a je mirë?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në Tetovë tha se “e kemi thënë disa herë që në qiell duket se Prizreni dhe Tetova kanë qenë një qytet, por kur i ka sjellë Zoti në tokë, malet e Sharrit i kanë ndarë dhe i kanë bërë dy qytete, Prizrenin dhe Tetovën”.

Ndaj kësaj deklarate, ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e cila e cilësoi si deklaratë të çuditshme.

“Në qiell tha kanë qenë bashkë ( Prizreni dhe Tetova ) po Toka i ka nda. Këtu ska as metaforë, as simbolikë, as asgjë përveç delir dhe patetikë. Kryeministër, a je mirë?!”, ka shkruar ajo.

Related Articles