Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, nga Tirana ku ishte i pranishëm për ministerialin e ministrave të Jashtëm në kuadër të Porcesit të Berlinit, kometoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama për marrjen e Veriut të Kosovës nën kontroll nga KFOR.
“Veprimet e tij dhe çdo aktivitet i madh, i tij ndërkombëtar për Ballkanin Perëndimor shkojnë në drejtim që ne si rajon të kemi paqe dhe të shkojmë drejt progresit. Nuk i takoj atyre politikanëve, i cili do të nisë veprime kritike ndaj Ramës pasi jam i bindur se çdo veprim i tij shkon në një drejtim, që të kemi një rajon në paqe.”, tha ai.