Deklaratat e dy trajnerëve, pas ndeshjes Ferronikeli – Malisheva

Deklaratat e dy trajnerëve, pas ndeshjes Ferronikeli – Malisheva

Malisheva ka shënuar fitore minimale në udhëtim te Ferronikel, me golin e vetëm të shënuar nga Sobwale në minutën e tretë shtesë, në kuadër të javës 14-të të BKT Superligës së Kosovës në Futboll, shkruan Gazeta Enigma.

Pas ndeshjes janë deklaruar për medie dy trajnerët e skuadrave:

Trajneri i Ferronikelit, Faruk Elshani, në deklaratën e tij vuri në dukje se klubi duhet të mendoj seriozisht për fondin e lojtarëve, duke u përforcuar në afatin dimëror.

“Duhet të reagojmë në afatin kalimtarë dimëror. Na duhet të blejmë lojtarë, pasi në klub për momentin kemi vetëm 18 lojtarë”, tha Elshani.

Faruk Elshani, trajneri i FC Ferronikeli

Arsim Thaq, trajner i Malishevës, tha se humbjet kanë ndikuar te sulmuesit, e sidomos te Hasan Hyseni, i cili po vuan ende presionin, derisa Sobëales i duhet kohë të adaptohet në futbollin e Kosovës.

‘Humbjet e pësuar kanë ndikuar në formën e sulmuesëve tanë. Hasan Hyseni ende po e vuan presionin e ndeshjeve të kaluarë. Soboëale ka cilësi, por ende duhet kohë të adaptohet në futbollin e Kosovës. Fitorja është e rëndësishme me vetë faktin se marrim tri pikë të mëdha që do të na ndihmojnë për vazhdimësi të kampionatit’, u shpreh trajneri Thaqi.

Sipas Thaqit kjo fitore ishte tejet e rëndësishme për vazhdimësinë positive të skuadrës së tij, për rrjedhën e mëtejme të kampionatit.

Arsim Thaqi, trajner i FC Malisheva

Related Articles