Del ekspertiza, ky është shkaku i vdekjes së tre familjarëve nga Kosova te Gjiri i Lalzit, raporton Gazeta “Enigma”.
Ekspertët mjeko-ligjore kanë dalë në përfundimin se shkak i vdekjes së tre anëtarëve të familjes Haliti nga Kosova është helmimi nga kërpudhat.
Po ashtu, po kryhen edhe analizat e ushqimeve, konkretisht të kërpudhave, që janë gjetur të gatuara në shtëpi.
Kujtojmë se Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti shfaqën shenja helmimi dhe u drejtuan për të marrë shërbim mjekësor në qendrën shëndetësore të Manzës, ndërsa më pas u dërguan me urgjencë në QSUT.
Pavarësisht ndihmës mjekësore, ata nuk mundën të jetonin.