Një rast i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm te Klinika e Kirurgjisë Torakale, ku një pacient u hodh nga dritarja e katit të katërt të klinikës, por nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve. Gazeta Sinjali raportoi se Fadil Sinani, 56-vjeçari nuk arriti të mbijetojë dhe fatkeqësisht vdiq.
Vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe nga SHSKUK, teksa Policia ka nisur hetimet.
Burimet e medieve kanë bërë me dije se ky rast është cilësuar nga Prokurori i Shtetit si “Vetëvrasje” , i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion.
Pak më parë u publikua edhe fotografia e të ndjerit Fadil Sinanit.