Delegacioni i Kosovës arrin në Këshillin e Evropës (Video)

Delegacioni i Kosovës arrin në Këshillin e Evropës (Video)

Deputetët e Kosovës, Besnik Tahiri, Ariana Musliu-Shoshi dhe Arben Gashi janë deputetët që do ta përfaqësojnë Kosovën në Këshillin e Evropës, raporton Gazeta Enigma.

Besnik Tahiri ka shkruar në Facebook se Kosova dalëngadalë po i bashkohet këtij institucioni.

Shkrimi i plotë:

“Sot, së bashku me delegacionin e Kosovës jemi në Këshillin e Evropës, ku do të qëndrojmë tri ditë. Sot, pritet që të kemi disa takime të rëndësishme, njëkohësisht të caktohet edhe raportuesi për Kosovën. Edhe pse në kushte jo të lehta, Kosova dalëngadalë po i bashkohet këtij institucioni”. /Gazeta Enigma

Related Articles