Delegati ndeshjes thotë se SC Gjilani mori gjitha masat e sigurisë!

Delegati ndeshjes thotë se SC Gjilani mori gjitha masat e sigurisë!

Ballafaqimi i zjarrtë mes SC Gjilanit dhe FC Ballkanit është shoqëruar me tensione të shumta, shkruan Gazeta Enigma.

Ndeshja u ndërpre në sekondat e fundit pasi që skuadra e Gjilanit barazoi rezultatin dhe disa individë e sulmuan portierin e mysafirëve, Stivi Frashërin.

Pas ndeshjes, delegati i kësaj ndeshje, Senad Hamzic ka raportuar se klubi i Gjilanit kishte ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për ta garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes në mënyrën më të mirë

Gjithashtu, ai ka konfirmuar se ka mbajtur takimin me Policinë e Kosovës, Njësinë Speciale dhe përfaqësuesit e dy klubeve para ndeshjes, me ç’rast është konstatuar se ekzistojnë të gjitha kushtet e sigurisë për mbarëvajtjen e ndeshjes.

/Gazeta Enigma/

Related Articles