Superliga e Kosovës në futboll vazhdon në mesjavë me ndeshje mjaftë interesante në kuadër të xhiros së dhjetë, gjegjësht rrethit të dytë të ndeshjeve vajtje-ardhje, shkruan Gazeta Enigma.
Tri ndeshje në program do të jenë ditën e marte, kurse të enjtën do zhvillohen dy ndeshje tjera të kësaj xhiro.
Tashmë janë deleguar edhe gjyqtarët që do t’i drejtojnë ballafaqimet e interesante.
Në ndeshjen mes Prishtinës dhe Malishevës drejtësinë do ta ndaj gjyqtari Erdall Zasella me asistentët Fatlum Berisha, Visar Kelemendi dhe gjyqtar i katërt Eridon Podovorica. Në VAR do të jetë Gramos Shala.
Derbi i kësaj xhiroje konsiderohet ai në mes të Gjilanit dhe Drenices, në të cilën “bilbili” kryesor i është besuar Visar Kastratit me asistentët Granit Hyseni, Elvis Bicaj dhe gjyqtar i katërt Lirim Jashari. Në VAR do të jetë Alban Shala, shkruan Gazeta Enigma, duke iu referuar njoftimit të FFK-së.
Më poshtë i gjeni delegimet e plota: