Blerta Deliu, deputetja e PDK-së, ka reaguar pas publikimit të pjesës së tretë të përgjimeve në mes të shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe Sllavko Simiqit të Listës Serbe.
Deliu në Facebook ka shkruar se Kusari-Lila po ankohet te një serb për një varg politikanësh shqiptarë, shumë prej tyre ushtar të UÇK-së e të plagosur në luftë.
Ajo ka shtruar pyetje se më të besueshëm janë Slavko e Millani, se sa Urani, Ramush, Abelardi, Bekimi e veteranët e luftës sonë.
Postimi i plotë:
“Dmth, shefja e Grupit Parlamentar të partisë ma të madhe në vend, që qeveris me këtë vend, po ankohet te një serb për një varg politikanësh shqiptarë, shumë prej tyre ushtar të UÇK-së e të plagosur në luftë. Ma i mirë e ma të besueshëm Slavko e Millani se Urani, Ramushi, Abelardi, Bekimi e veteranët e luftës tonë?
A jeni more në veti? Sa larg jeni në gjendje me shku për pushtet? Marre !”.