Deliu ia kujton Kurtit foshnjën tre-muajshe të vrarë nga forcat serbe në Masakrën e Abrisë

<strong>Deliu ia kujton Kurtit foshnjën tre-muajshe të vrarë nga forcat serbe në Masakrën e Abrisë</strong>

Blerta Deliu-Kodra, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, e ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për pranimin e pikes për tejkalimin e së kaluarës.

Deliu-Kodra ka kujtuar foshnjën tre-muajshe, Diturije Deliun, të vrarë në Masakrën e Abrisë, ku u vranë 23 anëtarët e familjes Deliu, shkruan Demokracia.com.

“Me siguri, pikën më të pakontestueshme për ta pranuar Albin Kurti e ka pasur tejkalimin e të kaluarës. Pra, pa u ballafaquar me të kaluarën, Serbia u fal, për të gjitha vrasjet, dhunimet, persekutimet. U harrua ankthi dhe pritja e familjarëve për të pagjeturit, u harruan kërkesat për drejtësi, të cilat do të hapin rrugën e krijimit të problemeve edhe më të mëdha në të ardhmen”, ka shkruar ajo.

“Asnjë grykësi për pushtet s’e arsyeton këtë pajtim për të provuar zhdukjen e historisë nga e cila, tekefundit, buron frymarrja jonë e lirshme!”, vijon postimi i deputetes së PDK-së.

“Askush, ama askush, nuk mund ta tejkalojë të vërtetën për Diturijen!”, përfundon postimi i saj. 

Related Articles