Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu- Kodra ka kërkuar nga zëvëndëskryeministri, Besnik Bislimi që të njoftoj qytetarët se për cka bisedoi dje në Bruksel, raporton Gazeta Enigma.
Ajo thotë se shpreson që “hapjen e Urës së Ibrit nuk e kanë shtruar si temë diskutimi me palën serbe”.
“Sot dhe asnjë ditë më vonë, zëvendëskryeministri Bislimi duhet t’u tregoj qytetarëve për çfarë kanë biseduar me emisarin Lajçak dje në Bruksel. Uroj që hapjen e Urës së Ibrit nuk e kanë shtruar si temë diskutimi me palën serbe. Ky cënim i sovranitetit dhe kushtetutës tonë, do të ishte i papranueshëm. Zëvendëskryeministër, dil sot edhe fol”, ka shkruan Deliu-Kodra në rrjetin social “Facebook”. / Gazeta Enigma.