Deliu – Kodra: Ju shkoj mandati me ankesa, në vend se me punu diçka

Deliu – Kodra: Ju shkoj mandati me ankesa, në vend se me punu diçka


Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Albin Kurti i cili foli rreth “avazit të bllokimit të reformave pozitive”, për të cilin tha se uron të pushojë, raporton Gazeta Enigma.

Deliu – Kodra tha se fajet nuk i ka Gjykata Kushtetuese, por ministrat, zëvendësministrat e deputetët e Kryeministrit që sipas saj krijojnë ligje që shkelin Kushtetutën.

Sipas Deliu-Kodra, mandati i Kurtit ka shkuar vetëm me ankesa, në vend se të punohej diçka.

“Kryeministër, fajet nuk i ka Gjykata Kushtetuese. Fajet i kanë ministrat, zëvendësministrat, deputetët dhe këshilltarët e tu të shumtë, që po krijojnë ligje të cilat e shkelin me të dy këmbët aktin më të lartë juridik të shtetit tonë. Lëre rehat Gjykatën Kushtetuese dhe secilin institucion tjetër i cili po mundohet të ruaj shtetin nga keqqeverisja juaj! Ju shkoj komplet mandati me ankesa, në vend se me punu diçka”, ka shkruar ajo në rrjetin social në Facebook.  / Gazeta Enigma.

Related Articles